Agjencia e Lajmeve KosovaPress ka shkuar përtej kufijve duke iu mundësuar qasje të informatës së saktë të gjithë lexuesve të vet, deklaroi ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Në 25-vjetorin e themelimit të KosovaPress-it, Hovenier ka thënë se pavarësisht barrierave, kjo agjenci ka arritur të përçojë informacione të sakta tek audienca. Ndërsa ka vlerësuar se KosovaPress ka qenë pionier në ndërtimin e lajmeve.
Ndërsa ka falënderuar Agjencinë e Lajmeve KosovaPress që ka arritur t'i sjellë shumë agjenci të ndryshme në Kosovë, siç tha ai, kjo tregon se bashkëpunimi ndërkombëtar është duke u rritur tutje.
Nesër mbahet konferenca ndërkombëtare "Kufijtë e lirisë së fjalës" • KosovaPress
Ndërsa shton se Agjencia e Lajmeve KosovaPress në këtë drejtim do të vazhdojë me arritje edhe për mbi 250 vjetët e ardhshëm.
Giboi: Nder të kemi KosovaPress-in anëtar të EANA-s • KosovaPress
Kjo konferencë do të bashkojë në kryeqytetin tonë më shumë se 20 agjenci botërore të lajmeve nga e gjithë Evropa dhe Ballkani. Anëtarët e rrjetit më të madh evropian të agjencive të lajmeve EANA (www.newsalliance.org) si dhe atij të Evropës juglindore ABNA SEE (www.abnase.com), rrjete këto ku KosovaPress-i është anëtar, do të jenë të pranishme në këtë aktivitet.
Enkas për këtë konferencë, nga Kievi vjen edhe Nataliya Kostina, shefe e Departamentit për Marrëdhënieve me Jashtë në Agjencinë Ukrainase të Lajmeve Ukrinform.
Paneli i parë do të fokusohet në sfidat bashkëkohore me të cilat përballen agjencitë e lajmeve dhe mediat në këtë periudhë të ndryshimeve të mëdha globale.
Paneli i parë do të udhëhiqet nga Branka Gabriela Vojvodic nga Agjencia e Lajmeve Kroate HINA dhe përbëhet nga: Alan Marshall nga PA Media Group të Mbretërisë së Bashkuar, Camille Bouissou nga Agjencia Franceze e Lajmeve AFP, Natalia Kostina nga Agjencia Ukrainase e Lajmeve UKRINFORM, Aimilios Perdiakris nga Agjencia Greke e Lajmeve ANA-MPA dhe Rodolfo Cardarelli nga Agjencia Italiane e Lajmeve ANSA.
Ndërkaq në pjesën e dytë të konferencës, fjalë rasti do të ketë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe drejtoresha e Përgjithshme e Kosovapress-it, Suzana Rakovica.
Në panelin e dytë, folës do te jenë presidenti i Bordit të Prishtina MALL, Fatmir Zymeri, udhëheqësi i Kolegjit UBT Edmond Hajrizi, profesoresha universitare Besa Luzha, Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Tualant Hodaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët do të paraqesin pikëpamjet rreth mundësisë së krijimit të sinergjive për mbështetje të iniciativave inovative që avancojnë prosperitetin shoqëror.
EANA - The European Alliance of News Agencies (newsalliance.org)
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.