Tahiri: Ndikimi në RTK nga institucionet është minim i shtetit të Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
AAK: Nuk e mbështesim rritjen e pagave, është mashtrim
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri deklaroi se ndikimi në RTK nga institucione të cilat nuk kanë asnjë lidhje me gazetarinë nuk ka as emër e as mbiemër tjetër përveçse minimit të shtetit të Kosovës.

Kështu u shpreh ai në seancë plenare, ku në rend dite është propozimi i deputetëve të PDK-së për shkarkimin e bordit të Radiotelevizioni të Kosovës.

“Është totalisht e papranueshme që lajmi i rrejshëm të bëhet normë në një institucion të pavarur të publikut, RTK-së. Lajmi i rremë i cili për hirë së vërtetës ka mundur dhe mundet që të rrezikojë gazetarë, të cilët përfaqësojnë portale dhe agjencione të lajmeve dhe të cilat për një kohë të gjatë ishin pjesë e linçimit publik. Për më keq, në bazë të të dhënave që janë bërë publike, pjesë e kësaj teme përfshihet edhe agjencioni i cili do të duhej të ishte siguresa e mbrojtjes kombëtare ndaj plasimit të së vërtetës dhe po ashtu të paralajmërimit të hershëm për tema. Dhe jo të jetë burim i një informacioni të rremë. Ndikimi në RTK nga institucione të cilat nuk kanë asnjë lidhje as me gazetarinë e as me fjalën e lirë dhe bërja e tyre pjesë e lajmit të rremë, nuk ka as emër e as mbiemër tjetër përveçse minimit të shtetit të Kosovës”, deklaroi Tahiri në seancë plenare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024