Një tentim grabitje ka ndodhur sot rreth orës 10:40 të mëngjesit, në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, më saktësisht mbrapa Teatrit Kombëtar, ku i dyshuari ka hy në objekt me armë, syze dhe kapelë dhe ka kërkuar nga dy punëtoret që të japin të gjitha paratë.
Policia doli në vendin e ngjarjes dhe bllokoi njërën korësi të rrugës, me që rast u krijuan edhe kolona të gjata.
Punëtoret e WesterUnionit, nuk dëshiruan të flasin para kamerës por sipas informatave që kemi arritur t’i sigurojmë, i dyshuari ka hy në qetësi dhe pasi që është prekur alarmi, ai ka dal me vrap, duke prekur dorezën e derës me krahë për të mos lënë shenja.
“Ora ka qenë 10:40, ka hy shumë qetë dhe ka thënë qiti paret njëherë, ka nxjerrë armën dhe më shumë nuk kam pa. e kemi një pjesë mbrapa ka qenë me syzë dhe kapelë dhe kemi prekur alarmin dhe ka ikur. Nuk ka marrë asgjë pasi që nuk ka pasur mundësi, ka ikur duke vrapuar. Derën e ka hapur me krah për të mos lenë shenja. Policia na ka pyetur për një të dyshuar dhe ishte ai, ka tentuar edhe diku tjetër“, tha punëtorja mbrapa kamerës.Ndërkaq, nga Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një rast tentim grabitje që ka ndodhur në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë, saktësisht në një institucion mikrofinanciar. Në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, ka thënë për KosovaPress zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.