Tah: PSG e meritoi finalen, ne nuk bëmë presionin e duhur
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tah: PSG e meritoi finalen, ne nuk bëmë presionin e duhur
New Project (23)
06/05/2026 - 23:51
Linku u kopjua

Në një prononcim për BBC Sport, Mbrojtësi qendror Tah theksoi se diferenca u bë nga efikasiteti i parisienëve dhe mbrojtja e tyre solide gjatë dy ndeshjeve.

"Ata e merituan kalimin në finale. Të dyja ndeshjet ishin të ngushta, por ata fituan dy herë, ndaj duhet t'ua njohim meritën. Shënuan golin e parë shumë shpejt dhe u mbrojtën mjaft mirë për shumë minuta. Ne nuk ushtruam presion të mjaftueshëm mbi vijën e tyre të mbrojtjes," u shpreh Tah.

Pavarësisht zhgënjimit, mbrojtësi gjerman u shpreh krenar për angazhimin e skuadrës: "Ndihemi shumë të zhgënjyer tani, por për të qenë i suksesshëm duhet të mësosh të përballesh me momente të vështira. Mund të jemi krenarë për mënyrën se si u sollëm dhe që dhamë gjithçka në fushë."

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026