Sylvinho publikon listën e Shqipërisë për Euro 2024, ja kush mbetet jashtë
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Shqipëria është gati për Kampionatin Evropian Euro 2024, që të do të mbahet në Gjermani. “Kuqezinjtë” i përfunduan me sukses përgatitjet në Austri, ku edhe mposhtën në “Haladas Sportkomplexum” Kombëtaren e Lihtenshtajnit dhe atë të Azerbajxhanit.

Kombëtarja e Shqipërisë do të niset sot drejt Dortmundit, ku edhe do të akomodohen në kampin bazë gjatë ditëve të qëndrimit në Gjermani për finalet e Euro 2024 në SportCentrum Kaiserau, raporton KosovaPress.

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho tanimë ka vendosur se kush do të shkojë në Gjermanië në Evropian, dhe e ka publikuar listën zyrtare të përbërë prej 26 lojtarëve.

Portieri, Simon Simoni nuk do të jetë në finalet e Euro 2024. Po ashtu, as Arbnor Muja nuk është ftuar. Pavarësisht se nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij në fushë portieri Simon Simoni do të udhëtojë me ekipin drejt Dortmundit në kampin bazë dhe do të qëndrojë me skuadrën në mbështetje të kuqezinjve në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Listën e lojtarëve e gjeni më poshtë.

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati;

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla;

Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani;

Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024