Kurti përmend sfidat e këtij viti
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Kurti paralajmëron sulme të reja në Kosovë para dhe pas Vitit të Ri
2 javë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka numëruar sfidat dhe arritjet të cilat sipas tij e kanë përcjellur këtë vit. Sulmi ndaj infrastrukturës kritike të vendit si dhe problemet e fundit me mungesë të energjisë elektrike, janë përmendur në adresimin e Kurtit.

Kurti ka thënë se edhe këtë vit është treguar bashkërendim i brendshëm që sipas tij ka mundësuar tejkalimin e sulmeve në veri.

“Hapat që i kemi marrë, nga forcimi e shtimi i ushtrisë e deri te kontrata për Fabrikën e Municioneve, janë veprime të rëndësishme për të ardhmen tonë e të sigurisë tonë e cila është në një trajektore të fuqizimit”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, derisa ka përmendur problemet me mungesë të energjisë elektrike, Kurti ka thënë se kanë kërkuar nga KOSTT dhe KEDS angazhim maksimal në zgjidhjen e problemeve “e prishjeve teknike dhe menaxhimin e ngarkesës”.

“Neve na vjen shumë keq për situatën e shkaktuar me furnizim si rezultat i ngarkesës së rrjetit”, ka thënë Kurti.

Adresimi i Kurtit:

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025