Surprizë në listën paraprake të Spanjës: Carvajal jashtë Kupës së Botës
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Surprizë në listën paraprake të Spanjës: Carvajal jashtë Kupës së Botës
Në listën paraprake të kombëtares së Spanjës, Dani Carvajal, kapiten dhe figurë kyçe për Real Madridin, është lënë jashtë skuadrës së Luis de la Fuente.
Problemet fizike që e kanë penguar mbrojtësin e djathtë në fundin e sezonit, së bashku me një dëmtim të fundit, e kanë detyruar trajnerin e kombëtares ta lë jashtë Carvajal për Kupën e Botës.
Pavarësisht mungesës së numrit 2, Real Madridi do të ketë ende përfaqësim në kombëtare të Spanjës. Fran Garcia, i cili është konsoliduar si një rrezik i vërtetë në krahun e majtë nën drejtimin e Arbeloa-s është mes të përzgjedhurve.
Së bashku me të, bie në sy prania e talenteve të rinj që përfaqësojnë të ardhmen e klubit. Dean Huijsen, mbrojtësi qendror që erdhi për të forcuar mbrojtjen e Madridit, konfirmon potencialin e tij të madh ndërkombëtar pasi zgjodhi të përfaqësojë Spanjën.
Surpriza më e madhe, megjithatë është përfshirja e Gonzalo Garcia. Sulmuesi i lindur në Madrid ka pasur një sezon shpërthyes në ekipin e parë, duke zhvilluar më shumë se 30 ndeshje dhe duke shënuar gola vendimtarë.
Në këtë mënyrë, Real Madridi kontribuon me tre profile shumë të ndryshme në listën paraprake, Fran Garcia, Hujisen dhe Gonzalo.
KosovaPress