Kylian Mbappe ka larguar shqetësimet për një dëmtim serioz, pasi u detyrua të largohej nga fusha në minutat e fundit të fitores 2:0 të Francës ndaj Marokut në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026. Sulmuesi francez u pa duke çaluar pas një ndërhyrjeje në kyçin e këmbës, gjë që ngriti dyshime për gatishmërinë e tij para gjysmëfinales.
Megjithatë, vetë Mbappe konfirmoi pas ndeshjes se nuk bëhet fjalë për një problem serioz. “Mora një goditje në kyçin e këmbës. Nuk është asgjë e rëndë. Thjesht ndjeva pak dhimbje dhe vendosëm të mos rrezikonim më shumë”, deklaroi kapiteni i Francës, i cili në këtë takim humbi edhe një penallti, por më pas u rikthye duke realizuar golin e parë të ndeshjes dhe duke asistuar te Ousmane Dembele për golin e dytë.