Superliga 2024/25, analistët parashikojnë luftë të ashpër për titull
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Hiç më pak se gjashtë skuadra parashikohet të jenë në garë të fuqishme për titullin e kampionit në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Trajneri i futbollit, Gani Sejdiu ka thënë për KosovaPress se skuadrat kanë bërë përforcime të mëdha, por edhe kanë ngritur nivelin e organizimit të tyre, andaj kampioni në fuqi, Ballkani nuk do ta ketë fare të lehtë që ta mbrojë titullin.

Komentuesi sportiv, Arbër Loxha konsideron se largimet e lojtarëve kryesorë që janë bërë nga skuadra e Ballkani mund t’i hapin rrugë skuadrave të tjera ta kenë më të lehtë luftën për titull.

Trajneri Gani Sejdiu pret nga ky edicion të sjellë befasi të madhe, pasi Suhareka mund të synojë titullin e ri edhe pse ka vetëm dy vjet që është themeluar si klub.

Edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll nis më 10 gusht. Në garë do të jenë edhe dy skuadrat e inkuadruara nga Liga e Parë, Ferizaj dhe Suhareka.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024