Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik
policia43211
25/07/2026 - 17:07
Linku u kopjua

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj në dalje të autostradës në fshatin Bibaj të Ferizajt, ndëshkoi pesë shoferë, të cilët kanë bërë tejkalimin e automjeteve në kolonë nga shiriti emergjent në drejtim të rrethrrotullimit.

“Ndaj katër shoferëve vendorë u shqiptua gjoba prej 300 eurosh, 3 pikë negative si dhe masa mbrojtëse e heqjes së lejes së drejtimit për 1 vit.

Ndaj shoferit me patentë shoferi të huaj u shqiptua gjoba prej 300 eurosh dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjetit për 1 vit në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026