Zelensky kërkon më shumë mbrojtje ajrore nga NATO përballë sulmeve ruse
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zelensky kërkon më shumë mbrojtje ajrore nga NATO përballë sulmeve ruse
zelenski1234
07/07/2026 - 14:52
Linku u kopjua

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’u kërkojë aleatëve në samitin e NATO-s në Ankara më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, pas intensifikimit të sulmeve ruse me raketa ndaj qyteteve ukrainase që vranë mbi 50 qytetarë.

Kievi po kërkon veçanërisht më shumë raketa për sistemet ajrore të mbrojtës, pasi mbrojtja ndaj raketave balistike ruse mbetet një sfidë e madhe. Zelensky pritet të kërkojë gjithashtu mbështetjen e presidentit amerikan Donald Trump për të ushtruar presion ndaj Moskës për negociata paqeje.

Ndërkohë, Ukraina ka shtuar sulmet me dronë ndaj objektivave në Rusi, duke goditur rafineri nafte dhe objekte ushtarake. Zelensky argumenton se këto operacione po rrisin presionin ndaj Kremlinit dhe mund ta shtyjnë Rusinë drejt bisedimeve.

Sipas transmetuesit britanik BBC, Kievi thekson se për t’i dhënë fund luftës përmes “fuqisë ose diplomacisë” i nevojiten më shumë mjete mbrojtëse për të mbrojtur qytetet dhe civilët, transmeton KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026