Sulmi i eskortës së Kurtit me vezë, suspendohen tre policë
Dëgjoje me zë...
Sulmi i eskortës së Kurtit me vezë, suspendohen tre policë
Eskorta e kryeministri në detyrë, Albin Kurti është sulmuar sot me veze gjatë një vizitë në Skenderaj. Ndëkrohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur ke këtë rast, janë suspenduar tre policë.
Sipas inspektoratit Policor të Kosovës sot në ndërlidhje me rastin e prishjes së rendit dhe qetësisë publike ndaj eskortës se kryeministrit gjatë vizitës në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre zyrtarëve policor të Stacionit Policor Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh.
Hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policor për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente.
Për sulmin me vezë ka reaguar asamblisti i LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani.
Ai ka shkruar se pas sulmeve me vezë është Sami Lushtaku.
“Lajmi i sotëm është përurimi i çerdhes në Skenderaj dhe punët e mira që po bën qeveria. 3.2 milionë të investuara nga Qeveria e Kosovës në Skenderaj vetëm gjatë këtij mandati. Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skenderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në. Mediet që po më shkruajnë i inkurajoj të merren me punët e mira të Qeverisë dhe të mos merren me ata që po duan gjithsesi të prodhojnë lajme të këqija për Skenderajn”, ka shkruar ai.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.