Mes debateve në LDK, Haziri: Stabiliteti i Republikës kalon përmes zyrave tona
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mes debateve në LDK, Haziri: Stabiliteti i Republikës kalon përmes zyrave tona
726576190_1587154446111209_3103991393536775251_n
18/07/2026 - 11:14
Linku u kopjua

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj zhvillimeve dhe kritikave që po shoqërojnë partinë, duke theksuar se LDK do t’i tejkalojë sfidat përmes debatit të brendshëm dhe demokracisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haziri tha se i kupton aktivistët dhe anëtarët që dëshirojnë ta shohin LDK-në sërish forcën e parë politike, por kritikoi ata që, sipas tij, fillimisht e lavdëruan partinë dhe më pas "shkruan nekrologji" për të.

Ai theksoi se LDK i takon anëtarësisë dhe jo funksionarëve, duke shtuar se partia ka kapacitet të përballet me sfidat e Republikës përmes marrëveshjeve politike, debatit të brendshëm dhe respektimit të demokracisë së brendshme.

"Pa LDK-në nuk ka as zgjidhje e as zgjedhje. Stabiliteti dhe normalizimi i Republikës kalon përmes zyrave të LDK-së", ka shkruar Haziri, duke shtuar se rikthimi i madh i partisë do të vijë përmes një marrëveshjeje të gjerë politike, pa cenuar demokracinë e brendshme.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026