Studentët vazhdojnë protesta kundër Vuçiq në Serbi
Bota
Lexohet për: 1 min.
Studentët vazhdojnë protesta kundër Vuçiq në Serbi
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Një pjesë e studentëve që bllokuan fakultetet në Novi Sad u mblodhën në kampus në orën 11:00, pas së cilës shkuan në këmbë drejt kryqëzimit pranë stacionit hekurudhor në qytet. Protesta nisi me 15 minuta heshtjeje për 15 viktimat e 1 nëntorit.

Ata mbanin pankarta me dorën e përgjakur, e cila është simbol proteste, pankarta “Reflektimi i së ardhmes është në sytë e të rinjve”, si dhe bluza ku shkruhej “Jeni fajtor – do të përgjigjeni.”

Është bllokuar kryqëzimi pranë stacionit hekurudhor, ku më 1 nëntor të vitit të kaluar ndodhi një tragjedi, ku humbën jetën 15 persona si pasojë e rënies së strehës. Qe atëherë, aktivistët, opozita dhe studentët kanë qenë në protesta të vazhdueshme dhe studentët në mbarë Serbinë kanë bllokuar punën e fakulteteve.

Mbrëmë studentët organizuan një program të përshtatshëm në vend të festës së Vitit të Ri në Sheshin e Lirisë dhe në periudhën nga ora 23:52 deri në orën 12:07, mijëra njerëz qëndruan të heshtur për 15 minuta, në kujtim të viktimave të tragjedisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025