Sportisti polak pezullohet përkohësisht për doping para Lojërave Olimpike Paris 2024
Lexohet për: 1 min.
13-Atleti polak
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kërcyesi polak, Norbert Kobielski është suspenduar përkohësisht për doping, vetëm disa ditë përpara Olimpiadës së Parisit, njoftoi të martën Njësia e Integritetit të Atletikës (AIU).

Kobielski, i cili rekordin më të mirë personal e ka prej 2.33 metrash, përfundoi i 10-ti në kampionatin botëror të vitit të kaluar në Budapest dhe i gjashti në kampionatin evropian në Romë muajin e kaluar, raporton KosovaPress.

Kobielski është larguar nga delegacioni olimpik polak në kryeqytetin francez.

AIU tha se ai kishte rezultuar pozitiv për "metabolitin e ndaluar pentedrone norephedrine".

Ceremonia e hapjes për Lojërat Olimpike 2024 zhvillohet të premten përgjatë lumit Seine, megjithëse kualifikimet e kërcimit së larti për meshkuj nuk do të zhvillohen deri më 7 gusht, me finalen tre ditë më vonë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025