Haxhiu kërkon mekanizëm për mbikëqyrjen e Gjykatës Speciale
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Haxhiu kërkon mekanizëm për mbikëqyrjen e Gjykatës Speciale
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e konsideron të paprecedent faktin se Gjykata Speciale nuk i jep llogari asnjë institucioni në Kosovë. Ajo thotë se patjetër vendi ynë duhet ta krijojë një mekanizëm mbikëqyrës ndërkombëtarë apo vendor për Dhomat e Specializuara, veçanërisht në aspektin e të drejtave të personave të akuzuar.

Haxhiu në një intervistë për KosovaPress ka folur edhe për rezistencën që hasën për të jetësuar reformat në sistemin e drejtësisë, synimet edhe për një mandat qeverisës dhe nevojën për shpalljen e konkursit të ri për kryeprokurorin e shtetit.

E para e drejtësisë në vend thotë se për gjithçka që ka ndodhur në Hagë i kanë adresuar në kuadër të takimeve me krerët e këtij institucioni të drejtësisë. Por, siç shprehet ajo përveç kësaj nuk kanë asnjë kompetencë tjetër.

Ministrja Haxhiu ka deklaruar se kanë hasur në rezistencë nga opozita për të çuar përpara reformën në sistemin e drejtësisë.

Vonesat e Kushtetueses për ministren Haxhiu janë tendencioze dhe synim të vetëm kanë prolongimin e reformës në drejtësi.

Dërgimin për herë të dytë në Kushtetuese nga PDK-ja të Ligjit të Byrosë për Konfiskimin dhe Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ministrja e Drejtësisë e quan plan të kësaj partie opozitare për të mos dhënë llogari për pasurinë e fituar sa ishin në qeverisje.

Në intervistën për KosovaPress, ministrja e Drejtësisë ka shprehur kritikat e saj për Këshillin Prokurorial dhe qasjen karshi përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit, pozitë kjo e cila për më shumë se dy vjet ka mbetur me ushtrues detyre. Sipas saj, KPK-ja duhet sa më shpejt të shpallë konkurs të ri për këtë pozitë.

Ndërkohë që nga fushata zgjedhore na ndajnë edhe pak ditë, ministrja Haxhiu e cila është edhe anëtare e kryesisë në Vetëvendosje beson se kjo parti do ta udhëheqë vendin edhe për një mandat.

Ministrja Haxhiu me ardhjen e saj në krye të këtij dikasteri ka shtyrë përpara projektligje që realizojnë reformën në drejtësi.

Derisa për procesin e vettingutpërgatitjen e bazës ligjore, ekzekutivi kosovar e nisi në tetor 2021 ku u miratua koncepti i dokumentit për vetting-un në drejtësi. Më pas për këtë koncept-dokument u kërkua mendimi nga Komisioni i Venecias i cili fillimisht rekomandoi verifikimin e niveleve të larta në gjyqësor dhe prokurori.

Pas hartimit të amendamenteve kushtetuese nga 40 deputetë të Kuvendit, kryeparlamentari Glauk Konjufca në fillimin e marsit 2023 i dërgoi amendamentet për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar Gjykata Kushtetuese i kishte hap rrugë vettingut në drejtësi.

Ndërsa, me vlerësimin për kushtetueshmëri është ballafaquar edhe ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili njëherësh u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, por edhe ligji i cili u ridërgua në Kuvend dhe u votua, më pas nga opozita përsëri është dërguar në Kushtetuese.

Opozita e përballi Gjykatën Kushtetuese dy herë me Ligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i cili aktualisht ndodhet në Kushtetuese.

Lajmi i i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025