Tri ditë zie për tragjedinë në Cetinje
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Tre ditë zie për tragjedinë në Cetinje
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie për tragjedinë në Cetinje, ka bërë të ditur sonte kryeministri Milojko Spajiq.

Ai gjithashtu kërkoi që të gjitha ngjarjet në natyrë në të gjithë shtetin të anulohen.

Policia publikoi foton e vrasësit: Është i armatosur dhe i rrezikshëm • KosovaPress

"Tragjedia e tmerrshme na goditi të gjithëve. Tani për tani, të gjitha ekipet e policisë, gjithçka në dispozicion, janë në Cetinje. Po kërkojmë autorin, jemi në rrugën e duhur", tha Spajiq për RTCG.

Spajiq tha se katër persona janë lënduar rëndë dhe se mjekët po luftojnë për jetën e tyre.

Shtatë të vrarë në Mal të Zi • KosovaPress

Ai tha se nesër pritet të mbahet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, ku do të shqyrtohen të gjitha modulimet, përfshirë edhe ndalimin e plotë të përdorimit të armëve.

“Kjo është një tragjedi që duhet të na bëjë të pyesim veten se kush mund të ketë armë në Mal të Zi, si sport, ashtu edhe gjueti, ne kuptojmë gjithçka, por duhet të shtrëngohen më shumë kriteret dhe dënimet për ata që posedojnë armë pa leje, që mbajnë armë ilegalisht. Kjo duhet të zgjidhet urgjentisht”, tha Spajiq.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025