Spanjë-Argjentinë, sonte finalja e madhe e Kampionatit Botëror
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Spanjë-Argjentinë, sonte finalja e madhe e Kampionatit Botëror
df4c020b-1795-48e4-9751-6e18c3d169ef
19/07/2026 - 08:16
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 21:00, sytë e gjithë botës së futbollit do të jenë të drejtuar nga stadiumi New York/New Jersey, ku Spanja dhe Argjentina do të përballen në finalen e madhe të Kampionatit Botëror 2026.

Përballja vë përballë kampionen e Evropës dhe kampionen në fuqi të botës, në një duel që pritet të dhurojë spektakël.

Spanja siguroi biletën për në finale pas një rruge mbresëlënëse në fazën eliminatore. Pas kalimit të fazës së grupeve, skuadra e Luis de la Fuentes eliminoi Austrinë në 1/16 e finales, më pas Portugalinë në 1/8 e finales, Belgjikën në çerekfinale dhe Francën në gjysmëfinale, duke pësuar vetëm një gol gjatë gjithë fazës nokaut.

Në anën tjetër, Argjentina e Lionel Scalonit synon të mbrojë titullin e fituar katër vite më parë. Pas fazës së grupeve, "Albicelestët" eliminuan Kepin e Gjelbër në 1/16 e finales, Egjiptin në 1/8 e finales, Zvicrën në çerekfinale dhe Anglinë në gjysmëfinale, duke siguruar një tjetër finale botërore.

Finalja pritet të jetë një përballje historike mes dy prej kombëtareve më të mira të turneut, me Spanjën që synon titullin e dytë botëror dhe Argjentinën që kërkon të bëhet kombëtarja e parë që mbron trofeun e Kupës së Botës që nga Brazili në vitin 1962.

KosovaPress


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026