Spanjë-Argjentinë, kalojnë 20 minuta lojë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Spanjë-Argjentinë, kalojnë 20 minuta lojë
Spanje-argjentin-0-0
19/07/2026 - 21:25
Linku u kopjua

Kanë kaluar 20 minuta lojë në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, ndërsa kombëtarja spanjolle ka qenë skuadra më e rrezikshme në fushë, duke dominuar posedimin e topit dhe ritmin e ndeshjes.

"Furia e Kuqe" ka krijuar dy raste të mira shënimi në minutat e para, duke ushtruar presion të vazhdueshëm mbi mbrojtjen argjentinase, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Nga ana tjetër, Argjentina është përpjekur të godasë përmes kundërsulmeve. Lionel Messit tentoi të përfitonte nga hapësirat në mbrojtjen spanjolle, por portieri Unai Simón reagoi në kohë, doli me vendosmëri nga zona e tij dhe largoi rrezikun, duke ruajtur rezultatin e bardhë.

Pas 20 minutave të para, rezultati në stadiumin "MetLife" mbetet 0:0, me Spanjën që ka lënë përshtypje më të mirë në aspektin e lojës dhe krijimit të rasteve.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026