Faza e grupeve në Kupën e Botës 2026 vazhdon sot me gjashtë përballje mjaft interesante, të cilat pritet të përcaktojnë skuadrat që do të sigurojnë kalimin në raundin e 32 më të mirëve. Ndeshjet zhvillohen në Grupet D, E dhe F, ku shumë kombëtare ende nuk e kanë siguruar kualifikimin.
Vëmendja më e madhe pritet të jetë te përballja mes Gjermanisë dhe Ekuadorit në Grupin E. Gjermanët kanë siguruar tashmë vendin e parë në grup pas fitoreve ndaj Bregut të Fildishtë dhe Curaçaos, ndërsa Ekuadori ka nevojë për rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit. Në të njëjtin grup, Bregu i Fildishtë përballet me Curaçaon në një duel po ashtu me rëndësi të madhe.
Ndërkohë, në Grupin D, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me Turqinë në një nga ndeshjet më të forta të ditës, derisa Paraguai luan kundër Australisë. Dy takimet pritet të përcaktojnë skuadrat që do të vazhdojnë aventurën në fazën me eliminim direkt.
Ndeshjet e sotme në Botërorin 2026:Curaçao – Bregu i Fildishtë, ora 22:00
Japonia – Suedia, ora 01:00
Paraguai – Australia, ora 04:00