Klopp kritikon ashpër FIFA-n dhe Trump: Ky është sporti ynë, jo i tyre
Ndërkombëtar
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Klopp kritikon ashpër FIFA-n dhe Trump: Ky është sporti ynë, jo i tyre
Jürgen Klopp ka reaguar ashpër ndaj vendimit të FIFA-s për të hequr pezullimin e sulmuesit të SHBA-së, Folarin Balogun, pas raportimeve se vendimi u ndryshua pas një bisede mes Donald Trump dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.
"Nëse kjo ka ndodhur vërtet, atëherë është çmenduri. Ky është sporti ynë, jo i tyre. Këta dy njerëz, që nuk kanë asnjë ide për futbollin, nuk duhet të kenë asnjë lidhje me këtë," deklaroi Klopp për Magenta TV.
Trajneri gjerman shtoi se vendimi i arbitrit ishte i drejtë:
"Ishte karton i kuq, nuk ka dyshime. Na vjen keq për Balogun sepse nuk e bëri me qëllim, por kështu thonë rregullat."
Edhe trajneri i Norvegjisë, Ståle Solbakken, kritikoi FIFA-n, duke e quajtur vendimin "një gabim të madh" dhe duke paralajmëruar se ai krijon një precedent të rrezikshëm për të ardhmen.
Ndërkohë, Belgjika ka marrë leje të apelojë vendimin përpara përballjes me SHBA-në në Kupën e Botës.
KosovaPress