Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Nexhmije Pagarusha
07/05/2026 - 08:05
Linku u kopjua

Para 93 vjetësh u lind Nexhmije Pagarusha, e njohur si ikona e muzikës shqiptare.

Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Ajo njihet si mbretëresha e këngës shqipe.

Ikona e muzikës shqiptare, la pas vetes një karrierë të bujshme.

Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitet të tjera. Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga tekstshkruesi Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha ka lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Nexhmie Pagarusha ka ushtruar edhe aktivitet prej aktoreje, duke u paraqitur në disa skena të filmave “Tre vetë kapërcejnë malin”, “E kafshoja terrin”, “Fluturimi i Micakut”.

Nga viti 1984 vendos të përmbyllë karrierën si këngëtare. Më 2012, u dekorua me “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë.

Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë më 7 shkurt 2020 në moshën 86-vjeçare.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026