Sophia dhe Noah, emrat më të “dashur” në Gjermani
Dëgjoje me zë...
Sophia dhe Noah, emrat më të “dashur” në Gjermani
Sophia dhe Noah janë emrat më të pëlqyer për bebet në Gjermani.
Shoqata për Gjuhën Gjermane (GfdS) njoftoi të martën se këta dy emra – duke përfshirë edhe variante të tjera të shkrimit si Sofia – ishin sërish zgjedhja më e popullarizuar e prindërve të rinj në vitin 2025.
Sophia dhe Noah kryesuan renditjen edhe në dy vitet paraprake, 2024 dhe 2023.
Sipas GfdS, pesëshja e emrave më të pëlqyer për vajza plotësohet nga Mia, Lina, Ella dhe Hanna/Hannah.
Te djemtë, Noah-un e pasojnë Matteo, Theo, Leo dhe Emil.
“Noah dhe Sophia janë bërë shumë më tepër sesa thjesht emra në modë – ata janë shndërruar në klasikë modernë”, tha drejtoresha menaxhuese e GfdS-së, Andrea-Eva Ewels, njofton dpa, transmeton KosovaPress. “Ndërkohë, rritja e popullaritetit të Theo dhe Leo tregon se emrat e shkurtër dhe të lehtë për t’u mbajtur mend janë veçanërisht të preferuar nga shumë prindër”.
Shoqata për Gjuhën Gjermane publikon renditjen e emrave më të përdorur në këtë shtet çdo vit, duke nisur nga 1977-a.
Për hartimin e listës përdoren të informacione nga rreth 750 zyra të gjendjes civile në mbarë vendin, të cilat ofrojnë afërsisht 830 mijë regjistrime.Baza e të dhënave përfshin rreth 91 për qind të të gjitha foshnjave të lindura në Gjermani.