Sonte përballje shqiptare në Ligën e Konferencës
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sonte përballje shqiptare në Ligën e Konferencës
conference league
09/07/2026 - 08:07
Linku u kopjua

Malisheva zbret sonte në fushë për ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku do të përballet me skuadrën e Vllaznisë.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, me fillim nga ora 20:00, ndërsa të dy skuadrat synojnë ta nisin me fitore aventurën e tyre në garat evropiane.

Skuadra shkodrane e pret këtë sfidë pas përgatitjeve intensive të zhvilluara gjatë ditëve të fundit, me stafin teknik që ka punuar në aspektin taktik dhe fizik për të qenë sa më e gatshme për përballjen ndaj ekipit kosovar.

Në anën tjetër, Malisheva do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv në transfertë, për të krijuar avantazh para ndeshjes së kthimit, e cila do të zhvillohet pas një jave në Kosovë.

Përballja mes Vllaznisë dhe Malishevës pritet të jetë mjaft e luftuar, duke pasur parasysh rëndësinë e rezultatit në një format eliminues, ku çdo gol mund të jetë vendimtar për kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Tifozët pritet të krijojnë një atmosferë të zjarrtë në “Loro Boriçi”, ndërsa vëmendja do të jetë e përqendruar te dueli mes dy skuadrave shqiptare që synojnë të vazhdojnë rrugëtimin në Evropë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026