Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset sonte (16 maj) në arenën spektakolare të Wiener Stadthalle në Austri, ku do të mbahet Finalja e Madhe e Eurovision Song Contest 2026. Mes 25 shteteve konkurruese për trofeun e lakmuar, Shqipëria do të ngjitet në skenë e pesta në radhë.
Përfaqësuesi i Shqipwrisw, Alis Kallaçi, me këngën e tij emocionuese “Nân”, pritet të dhurojë sërish një performancë vokale të fuqishme, ashtu siç shkëlqeu në gjysmëfinalen e dytë. Në orët e fundit, “Nân” renditet ndër këngët më të klikuara, duke rritur edhe më tej pritshmëritë për një rezultat të lartë.
Si ta mbështesim Shqipërinë
Për të kurorëzuar me sukses këtë rrugëtim, mbështetja e diasporës është jetike. Sipas rregullores së festivalit, publiku nuk mund të votojë për përfaqësuesin e shtetit të vet nga brenda atij territori.Koha e votimit
Dritarja e votimit do të hapet pak para se të interpretohet kënga e parë dhe do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë performancave. Votimi do të mbyllet plot 40 minuta pas prezantimit të këngës së fundit konkurruese.
Votimi nga shtetet pjesëmarrëse
Votimi nga shtetet e tjera
Publiku nga vendet që nuk marrin pjesë në Eurovision mund të votojë online ekskluzivisht në platformën esc.vote. Për këtë kategori, votimi hapet që në mesnatë (sipas orës CEST), mbyllet shkurtimisht para nisjes së spektaklit live dhe rihapet sërish pak para performancës së parë. Votat e “Rest of the World” do të mblidhen dhe llogariten si një set i plotë pikësh shtesë, me të njëjtën peshë si një shtet konkurrues.
A post shared by RadioTelevizioni Shqiptar (@rtshqiptar)
Ku ta ndiqni Finalen e Madhe?
Renditja e shteteve në natën finale:
01. Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem03. Izrael: Noam Bettan – Michelle
04. Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
07. Ukrainë: LELÉKA – Ridnym
09. Serbi: LAVINA – Kraj Mene
10. Maltë: AIDAN – Bella
12. Bullgari: DARA – Bangaranga
13. Kroaci: LELEK – Andromeda
15. Francë: Monroe – Regarde !
18. Poloni: ALICJA – Pray
19. Lituani: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más
22. Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
24. Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
25. Austri: COSMÓ – Tanzschein