Prokurori i Speciales kërkon sqarime për përdorimin e ChatGPT nga dëshmitarja e mbrojtjes
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Prokurori i Speciales kërkon sqarime për përdorimin e ChatGPT nga dëshmitarja e mbrojtjes
Në vazhdim të seancës gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë, ekspertja e linguistikës forenzike, Helen Fraser, iu përgjigj pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale gjatë analizimit të audio-incizimeve. Prokurori Joshua Hafetz u fokusua veçanërisht në përdorimin e ChatGPT dhe programeve të transkriptimit nga ekspertja australiane, duke kërkuar sqarime për versionet dhe modelet e përdorura nga ajo, raporton KosovaPress.
Në vazhdim të dhënies së dëshmisë së saj ekspertja e linguistikës forenzike, Helen Fraser në seancën e sotme iu është përgjigjur edhe pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të cilit u interesua më shumë për përdorimin e inteligjencës artificiale nga dëshmitarja.
Ekspertja, Helen Fraser gjatë dëshmisë së saj sot deklaroi në gjykatore se kishte përdorur inteligjencën artificiale për analizim e audiove.
Prokurori, Joshua Hafetz kërkoi të di se cilin version e përdorur Fraser e cila tha se nuk i kujtohet saktësisht.
“A e dini se cilën version të chatGBT keni përdorur...Fraser: Versionin më të fundit të asaj kohe nuk më kujtohet saktë cili numër ishte.. Prokurori: Nuk e dini se cilin version të Ëhisper keni përdorur apo jo...Fraser: Nuk besoj që është model ëhisper më duket se ka një opsion tjetër ëhisper ku thonë modeli më i madh, mesatar i ulët, mendoj se kam përdorur modelin më të madh”, ishte diskutimi mes tyre.
Fraser tutje tregoi se kishte përdorur inteligjencën artificiale për të kuptuar mënyrën se si funksiononte analiza e audio-incizimeve të qarta krahasuar me audiot e këtij rasti
“Doja të kuptoja se çfarë bënte me audiot e qarta dhe me audiot e këtij rasti...Prokurori: Cilat programe ose softëere i keni përdorur...Fraser: Iu garantoj që nuk kanë asnjë ndikim në faktin që kam përdorur ChatGPT” , u shprehet ata.
Pas këtij diskutimi gjykatësi i këtij rasti kërkoi që shqyrtimi gjyqësor të vazhdoj në seancë të mbyllur për publikun.
Ekspertja e linguistikës forenzike, Helen Fraser gjatë ditës së sotme iu përgjigj pyetje të mbrojtjes së Hashim Thacci dhe Fadil Fazliut, ndërsa ajo dëshminë e saj do ta vazhdoj edhe nesër.
Në këtë rast gjyqësor , nën akuzën për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë janë ish-presidenti, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klaj dhe Hajredin Kuçi.
Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu ngarkohen./B.Ibishi/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.