Sneijder ndaj Camavingas: Është budalla, lojtarët duhet t'ia tregojnë zemërimin në zhveshtore
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sneijder ndaj Camavingas: Është budalla, lojtarët duhet t'ia tregojnë zemërimin në zhveshtore
Eliminimi dramatik i Real Madridit nga Champions League ka lënë shije të hidhur te legjendat e futbollit, e sidomos te Wesley Sneijder, i cili ka lëshuar kritika të ashpra në drejtim të Eduardo Camavingas.
Ish-mesfushori i "Los Blancos" nuk e ka kursyer aspak francezin, i cili u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve, duke e lënë ekipin me një lojtar më pak në momentet vendimtare të ndeshjes.
"Camavinga është BUDALLA! E dini çfarë duhet të kishin bërë ata lojtarë të Real Madridit pas fishkëllimës së fundit? Ata duhet të kishin vrapuar në dhomën e zhveshjes dhe t'ia kishin treguar zemërimin e tyre Camavingas!" – deklaroi Sneijder i revoltuar.
Sipas holandezit, papërgjegjshmëria e Camavingas ishte pika e kthesës që fundosi shpresat e Madridit në "Allianz Arena", duke kërkuar që lojtarët e tjerë të mos e kalojnë në heshtje këtë gabim që i kushtoi klubit kualifikimin në gjysmëfinale.
KosovaPress