Besimi në kampin anglez është në maksimum para gjysmëfinales së Kupës së Botës ndaj Argjentinës.
Disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit anglez kanë dhënë parashikime të guximshme, duke shprehur bindjen se “Tre Luanët” do të eliminojnë kampionët në fuqi.
“Nuk i frikësohem Argjentinës siç do t’i frikësohesha Francës ose Spanjës.”
Edhe Joe Cole ishte shumë i sigurt për mënyrën se si Anglia do ta menaxhojë Lionel Messin.Ndërkohë, Troy Deeney parashikoi një fitore të rehatshme të anglezëve.
“Mendoj se do ta shkatërrojmë Argjentinën. Do të fitojmë të paktën 2:0, pa shumë vështirësi.”
Në të njëjtën linjë ishte edhe Gary Neville, i cili beson se mbrojtja argjentinase do ta ketë të vështirë të ndalë sulmin anglez.
Ndërsa Paul Scholes pret një ndeshje të zjarrtë dhe plot tension.
“Do të jetë kaos. Do të ketë kartonë të kuq dhe gjithçka tjetër. Do të ndodhë gjithçka.”
KosovaPress