Snapchat largon nga puna 20 për qind të stafit të saj
Lexohet për: 1 min.
Snapchat
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kompania e rrjeteve sociale Snapchat ka njoftuar se ka vendosur të shkurtojë stafin me 20 për qind në mënyrë që të shkurtojë shpenzimet.

Kryeshefja ekzekutive e Snapchat, Evan Spiegel, në një mesazh për punonjësit e kompanisë, theksoi se kostot e kompanisë duhet të reduktohen për të shmangur humbjet e konsiderueshme për shkak të rritjes së ulët të të ardhurave.

"Megjithëse kemi ndërtuar rezerva të konsiderueshme kapitali dhe kemi punuar shumë për të shmangur zvogëlimin e ekipit tonë, ne duhet të përballemi me pasojat e rritjes më të ulët të të ardhurave dhe të përshtatemi me mjedisin e tregut," tha Spiegel.

Ai theksoi se në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë përpjekjet për të përshpejtuar sërish rritjen e të ardhurave.

Spiegel tha se ata morën një vendim të vështirë për të ulur numrin e të punësuarve me 20 për qind.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025