Shtatë kategori të liruara nga pagesa, Komuna tregon për unifikimin e transportit publik urban
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Komuna e Prishtinës njofton se qytetarët e Kryeqytetit nga tani kanë sistem të unifikuar të transportit publik urban, me bileta të integruara ditore, javore dhe mujore për të gjitha linjat. Kjo komunë njofton po ashtu se kanë liruar nga pagesa 7 kategori, transmeton KosovaPress.
“Ky ndryshim vjen me synimin për të garantuar një shërbim cilësor dhe të standardizuar për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.
Çmimet e biletave: 0.50 euro për një udhëtim të vetëm, 0.80 euro për biletën ditore (vlefshme për të gjitha linjat). Ndërsa, 4 euro për biletën javore, 12 euro për biletën mujore për studentë dhe 13.50 euro për biletën mujore për punëtorë.
Kush përfiton udhëtime falas?
Kategoritë e liruara nga pagesa për të gjitha linjat urbane janë: pensionistët, policia, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), veteranët, zjarrfikësit, personat me aftësi të kufizuara dhe nxënësit e shkollave fillore.