Rrëfimi i kryetarit të Leposaviqit për sfidat e presionin gjatë realizimit të mandatit të tij
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Rrëfimi i kryetarit të Leposaviqit për sfidat e presionin gjatë realizimit të mandatit të tij
2 ditë më parë
Linku u kopjua

“Kemi pasur presion nga të gjitha anët, nga protestuesit në radhë të parë të cilët na kanë fyer, sharë e nuk na kanë lënë me flejt kurrë, pastaj nga KFOR-i, kam pasur mesazhe nga njerëzit tanë... Edhe vet çuditem qysh kam mundur me përballu gjithë këtë presion, por falë Zotit kaluan ato ditë”.

Kështu e ka nisur rrëfimin e tij për KosovaPress kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili për shtatë muaj qëndroi i mbyllur në objektin komunal, pa dalë fare nga aty që nga dita e marrjes së detyrës.

Ai theksoi se vendimi për qëndrimin brenda ka qenë personalisht i tij, e jo i kryeministrit dhe i askujt tjetër, gjithnjë i vendosur të shkoj deri në fund, vetëm për të arritur funksionalizimin e plotë të Komunës së Leposaviqit sipas kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, situata e sigurisë në këtë komunë kurrë nuk ka qenë më e mirë dhe se tani shteti i Kosovës si asnjëherë më parë ka shtrirë sovranitetin edhe në veri.

Hetemi e ka quajtur të jashtëzakonshëm bashkëpunimin me qytetarët serbë, teksa bëri të ditur se rreth 80 përqind të punëtorëve në Komunë janë serbë.

Ai tha se për herë të parë ka arritur që të krijojë program të skemave sociale, nga të cilat kanë përfituar rreth 2 mijë e 600 familje serbe të kësaj komune.

Hetemi u shpreh se del lirshëm nëpër qytet dhe frekuenton restoranet e lokalet e ndryshme, sidomos kur e vizitojnë mysafirët nga Prishtina, ndërsa tashmë nuk ka as mbrojtje të afërt.

Hetemi shtoi se bashkëpunimi me qeverinë është i mirë dhe se shumën prej 7 milionë eurosh të buxhetit të miratuar për vitin 2025, do ta orientojë kryesisht në infrastrukturën rrugore, duke përfshirë këtu edhe fshatrat shqiptare Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë, të cilat udhëhiqen nga Komuna e Leposaviqit.

Ai u shpreh i sigurt se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave që do të mbahen vitin e ardhshëm, duke thënë se tashmë është arritur zbatimi i plotë i ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës edhe në këtë pjesë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025