S’ka kuorum, nuk votohet rezoluta për gjendjen në shëndetësi e sigurimet shëndetësore
Kuvendi i Kosovës nuk ka votuar rezolutën për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore, për shkak të mungesës së kuorumit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca tha se votimi i kësaj rezolute do të mbahet në një rast tjetër, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të deputetëve të pranishëm në sallë.
Tahiri: Mospjesëmarrja e Kurtit në Tiranë, e papranueshme • KosovaPress
Më herët, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se opozita nuk është duke e bllokuar punën në shëndetësi, por qeveria është duke dështuar. Ai ka thënë se mos miratimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore është pikë e zezë e kësaj qeverie.
“Mesatarja e jetëgjatësisë në Kosovë 10 vjet më pak se e tjerëve”, Beqaj përplaset me Vitinë • KosovaPress
“Sot, Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për një temë të jashtëzakonshme. Megjithatë, tendenca e minimizimit të një politike publike është brengë e çdo qytetari dhe çdo subjekti politik. Kapitujt që i trajton kërkesa jonë ndërlidhen me aspektin e infrastrukturës ligjore të shëndetësisë, sfidat që ndërlidhen me resurset njerëzore dhe me financimin e sektorit të shëndetësisë”, ka thënë Tahiri.
Zemaj: Shëndetësia kurrë nuk ka qenë më keq, MSh është shndërruar në laborator eksperimenti • KosovaPress
Vitia: Qeveritë e papërgjegjshme kanë paguar ekspertë të padijshëm për të trajnuar stafin e FSSH-së • KosovaPress