Tahiri: Mospjesëmarrja e Kurtit në Tiranë, e papranueshme
Lexohet për: 1 min.
Abelard Tahiri
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se mos pjesëmarrja e kryeministrit Albin Kurti sot në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, është i papranueshëm, pasi siç tha ai, në këtë formë po i plotësohet dëshira Serbisë.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet gjendja në shëndetësi, Tahiri ka komentuar mospjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në samitin e Tiranës.

"Është i papranueshëm fakti që kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti refuzon pjesëmarrjen në një samit kaq të rëndësishëm në këto rrethana të cilat po kalojmë edhe për çështje sigurie, edhe për shkak të anëtarësimit të gjithë rajonit në BE. Pra, refuzimi i tillë nga kryeministri Kurti është i papranueshëm", tha Tahiri. /E.Krasniqi

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025