Deputeti i PDK-së Hajdar Beqaj dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia janë përplasur sot verbalisht në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet gjendja në sektorin shëndetësor.
Beqaj ka deklaruar se gjendja në sektorin e shëndetësisë është e mjerueshme dhe kaotike si pasojë e menaxhimit që po i bëhet nga Ministria e Shëndetësisë.
Tahiri: Mospjesëmarrja e Kurtit në Tiranë, e papranueshme • KosovaPress
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në kundër replikë ka theksuar se ka rënie në listat e pritjes edhe pse ato janë të pamundura që të eliminohen në tërësi.
“Mesatarja e jetëgjatësisë në vendin tonë është diku dhjetë vjet më pak se e tjerëve. Ne jetojmë dhjetë vjet më pak sesa sikurse të ishim lindur në Zvicër apo Gjermani”, ka thënë Beqaj.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.