Sipërmarrjes titanike i vjen fundi, Eva Buzo përfundon në spital
Lexohet për: 1 min.
evaa
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kanali i Otrantos mbetet një ëndërr në sirtar për Eva Buzon. Juristja australiane, e cila për nder të gjyshit të saj shqiptar, Zihni Buzo, tentoi që të kalonte me not distancën Otranto-Vlorë është dorëzuar pas 28 orësh not.

Hipotermia dhe diegiet e shumta nga kandilët kanë frenuar 36-vjeçaren në ëndërrën për të bërë të mundur të pamundurën. Ajo do të ishte femra e parë që përshkonte me not një distancë të tillë, por ditën e sotme vetëm pak metra larg Karaburunit i është dashur të heqë dorë, shkruan RTSH sport.

Një objektiv të tillë i vendosi vetes edhe Paolo Pinto kur përshkroi Kanalin e Otrantës me not më 14 qershor të 1979-ës. Pinto mbetet atleti i vetmi që ka mundur të notojë pa pushim gjatë të gjithë distancës që ndan Otranton me Vlorën. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025