Ish-ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj ka kërkuar nga Perëndimi që sa më parë të pranojë anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike, pasi vetëm në këtë mënyrë do të shmangej rreziku i ndikimit rus për përplasje të reja në Ballkan.
Ajo në një postim në Facebook ka publikuar pamje të mercenarit serb Bratislav Zhivkoviq në përballje me KFOR-in më 2012, duke thënë se i njëjti është vrarë së fundi duke luftuar në anën e rusëve në Ukrainë, gjë e cila dëshmon për aleancën Serbi-Rusi kundër Kosovës.
Sipas kanaleve ruse të Telegramit, mercenari serb Bratislav Zhivkoviq, i cili ishte i pranishëm në barrikadat e dhunshme 2012 në veri të Kosovës sipas videos/fotove të bashkangjitura, ku shihet duke u përballur me ushtarët e KFOR-it, vritet duke luftuar përkrah rusëve kundër Ukrainës në Kursk.
Perëndimi duhet ta ndihmojë Kosovën të çlirohet nga hijet e Federatës Ruse, duke përshpejtuar anëtarësimin e saj në NATO sa më shpejt se sa vonë.”Asambleja Parlamentare është e ndarë nga aspekti nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.
Anëtarët e asociuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta, por nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e asamblesë.