Tenton të shkelë protestuesit me veturë në Serbi
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Tenton të shkelë protestuesit me veturë në Serbi
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Studentët në Serbi bënë homazhe sot për 15 viktimat nga rrëzimi i çatisë së hekurudhës në Novi Sad dhe 12 viktimat e krimit në Cetinje të Malit të Zi.

Gjatë protestës në Novi Sad, një shofer me BMW-së ka tentuar të çajë një kolonë studentësh. Fillimisht, ai përshkoi makinën e tij nëpër turmë, më pas doli dhe filloi debatin.

“Zotëria nga BMW-ja e zezë donte të na kalonte dhe ne nuk e lamë. Ai u inatos dhe ‘u fut’ në fytyrë me kolegun tonë”, tha një studente që mori pjesë në ngjarje.

Gjatë debatit, një shofer ka zbritur nga makina tjetër dhe u ka dalë në mbrojtje  studentëve.

Ai së bashku me studentët kanë përzënë drejtuesin e BMW-së, i cili ka ikur në këmbë dhe ka lënë makinën në rrugë.

“Shoferi iku kur iu afruan më shumë njerëz”, tha një student.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025