Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, i ka dërguar një mesazh sulmuesit të krahut të Barcelonës, Lamine Yamal, përpara ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve në stadiumin “Metropolitano”.
Kërkesës së Lamine Yamal i është përgjigjur Simeone, përpara ndeshjes së kthimit. Sipas beIN Sports, lojtari ndërkombëtar spanjoll i bëri thirrje Simeones që t'i jepte një mbrojtje kokë më kokë.
Duke iu përgjigjur kërkesës së Yamal, Diego Simeone e këshilloi të riun të luante tenis në vend të futbollit.
“Nëse ai dëshiron një sport një kundër një, mund të shkojë dhe të luajë tenis” – ka thënë Simeone.“Jemi të bindur për atë që na duhet dhe atë që do të kërkojmë. Duhet të luajmë pasi kemi konkurruar kundër tyre, e dimë që janë një rival shumë i mirë, por edhe qëllimi ynë, që është kualifikimi” – shtoi trajneri Simeone.
Atletico dhe Barcelona janë përballur me njëra-tjetrën katër herë këtë sezon, me katalanasit që fituan të dy përballjet e La Ligas, ndërsa Atletico triumfoi 4-3 në total në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.