Shtylla shpëton Spanjën në pjesën e parë ndaj Portugalisë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Shtylla shpëton Spanjën në pjesën e parë ndaj Portugalisë
New Project - 2026-07-06T215353.874
06/07/2026 - 21:56
Linku u kopjua

Ka përfunduar pa gola një pjesë e parë tejet intensive dhe me ritëm të lartë në Arlington, ku të dyja skuadrat patën shanset e tyre të arta për të kaluar në avantazh.

Ndeshja nisi më mirë për Spanjën, e cila rrezikoi e para në minutën e 8-të me Mikel Oyarzabal që gjuajti ngjitur me shtyllën, ndërsa në minutën e 16-të portieri Diogo Costa bëri një pritje vendimtare ndaj Alex Baena-s.

Spanjollët shpërdoruan një tjetër mundësi të artë në minutën e 31-të kur Dani Olmo dështoi të shënonte me kokë jashtë kuadratit.

Pas këtij presioni, Portugalia u zgjua dhe në minutën e 37-të Unai Simon bëri një mrekulli duke pritur goditjen e Cristiano Ronaldo-s nga brenda zonës.

Rasti më dramatik i gjithë pjesës së parë erdhi në minutën e 41-të, kur Nuno Mendes godet shtyllën, duke shpëtuar fatmirësisht Spanjën përpara se gjyqtari Anthony Taylor t'i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin e pastër 0-0.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026