Guler humb kontrollin dhe pëson karton të kuq pas përfundimit të ndeshjes
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Guler humb kontrollin dhe pëson karton të kuq pas përfundimit të ndeshjes
New Project - 2026-04-15T203614.910
15/04/2026 - 23:39
Linku u kopjua

Drama në Mynih nuk u mbyll me fishkëllimën e fundit të Slavko Vincic. Përveç tensionit në fushë, një skenë e pazakontë ka ndodhur me yllin turk, Arda Guler, i cili pavarësisht dygolëshit të shënuar, e ka mbyllur natën në mënyrën më të keqe të mundshme.

Gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes, Guler nuk i ka përmbajtur nervat duke i bërtitur me rreptësi arbitrit slloven për vendimet e marra gjatë lojës. Ky reagim agresiv ka detyruar Vincic të nxjerrë kartonin e kuq drejtpërdrejt për talentin e Real Madridit, edhe pse ndeshja kishte përfunduar zyrtarisht.

Ky ndëshkim pas loje është një goditje e dyfishtë për "Los Blancos", të cilët përveç eliminimit, do të humbasin shërbimet e Guler për ndeshjen e parë të sezonit të ardhshëm në garat evropiane. Nervozizmi i tepërt pas eliminimit duket se ka mposhtur qetësinë e të riut turk, duke e lënë atë jashtë fushës në një moment mjaft të hidhur.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026