Shtrenjtohet sërish nafta, këto janë çmimet e derivateve për sot
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Shtrenjtohet sërish nafta, këto janë çmimet e derivateve për sot
Foto Ilustruese
Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar çmimet e derivative për ditën e sotme.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës për sot është 1.42 euro-cent për litër, çmimi i benzinës është 1.36 euro-cent për litër, ndërsa i gazit 0.63 cent për litër.
Çmimi për naftën është shtrenjtuar për 2 cent krahasuar me çmimin sa ishte javën e kaluar 1.40 euro-centë përcjell KosovaPress. Derisa më 25 qershor, çmimi i naftës ishte1.36 euro-centë.
Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro – centë për litër.
Lufta filloi me sulmet amerikane dhe izraelite në të gjithë Iranin më 28 shkurt, duke e shtyrë Iranin të sulmonte Izraelin dhe shtetet aleate të SHBA-së në Gjirin Persik - si dhe duke mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe transporti për naftën dhe gazin natyror të lëngshëm në botë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.