Konstituimi sa më i shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës ishte në qendë të takimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian Riho Terras.
Abdixhiku theksoi se respektimi i plotë i vullnetit qytetar dhe i standardeve demokratike mbetet thelbësor.
Sot, prita në takim Raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.
Po ashtu vlerësova raportin e Raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian, i cili nënvizon rëndësinë e avancimit të reformave, forcimit të institucioneve demokratike dhe konstituimit të institucioneve funksionale, si hapa të domosdoshëm në rrugën evropiane të Kosovës.
Shpreha gjithashtu mirënjohjen time për përkrahjen e vazhdueshme që Parlamenti Evropian dhe Bashkimi Evropian i kanë ofruar Kosovës ndër vite, duke ritheksuar rëndësinë e partneritetit me institucionet evropiane në avancimin e proceseve demokratike dhe të perspektivës evropiane të vendit