Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave për anëtarësim, Rama: Duhet të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE-në
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave për anëtarësim, Rama: Duhet të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE-në
rama167890
26/05/2026 - 21:20
Linku u kopjua

Shqipëria dhe BE-ja janë ulur sot përballë njera-tjetrës në Konferencën Ndërqeveritare, që shënon edhe nisjen e mbylljes së kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE.

Mbledhja e cila nisi rreth orës 19:00, zgjati pak më shumë se 60 minuta përpara se kryeministri Rama, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos dhe zv.ministrja për Integrimin e Qipros, Marilena Raouna, dolën në një konferencë për shtyp.

Kos tha se kemi rrugë të gjatë përpara dhe pritet progres i mëtejshëm

“Puna juaj ka qenë e suksesshme, keni miratuar ligje. Kemi parë vetting-un e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kemi parë ngritjen e SPAK, që është institucion flamurtar që mund të bëhet institucion më i besueshëm në Shqipëri.

Fuqia transformuese duhet më së pari të ndjehet nga vetë shqiptarët. Ky është një themel i fortë për të arritur gurin e themelit, sot vendosim me vetëbesim. Sot kemi vendosur objektivat e fundit, shtetet anëtare kanë vendosur pikat kyç.

Në momentin që plotësohen kushtet, ky është momenti për të intensifikuar punën. Shqipëria duhet ta përdorë këtë energji pozitive. Pritet progres i mëtejshëm.

Tashmë është koha të përmbushim pritshmëritë e shqiptarëve. Më shumë se 95% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin tuaj në BE. Kemi rrugë të gjatë përpara, por do të vijë shumë shpejt, dhe t’i kthehemi menjëherë punës, ne po punojmë fort për procesin e anëtarësimit”, tha Marta Kos.

“Duhet të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE-në”, Rama: Përmarime të mëdha, kemi thyer një tjetër rekord për negociatat

Kryeministri Edi Rama nënvizoi dëshirën e madhe për tu bërë pjesë e BE-së dhe renditi disa nga përmirësimet që vendi ka pasur.

“Duhet të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE, pa kushte dhe e çiltër.

Kemi thyer një tjetër rekord për negociatat, i çelëm të gjithë kapitujt brenda 11 muajve. Kaluam nga kjo tek faza e nisjes së mbylljes së kapitujve me këtë konferencë të sotme, edhe një herë brenda një afati të shkurtër. Ky nuk është fundi, por fillimi i fundit dhe e dimë se duhet të bëjmë shumë më tepër punë.

Është edhe momenti t’i themi të gjithë shqiptarëve, që e kanë ndjekur IBAR-in me kaq shumë vëmendje. Dua të them se sot kemi një vend që ka GPB prej 27 milionë eurosh, e nisëm me tetë. Kemi një vend që sot ka shkuar nga 300-400 milionë investime të juaja, në miliarda. Njerëzit duhet të kuptojnë se kjo lidhet me punën që ne po bëjmë së bashku.

Kemi një sistem drejtësie të fuqizuar dhe të pavarur si kurrë më parë në historinë e vendit tonë. E nisëm me stigmën e një vendi me kulturë pandëshkueshmërie dhe kjo duket tani si të ketë ndodhur shekuj më parë. Rrugëtimi jonë europian është i pakthyeshëm”, tha Rama.

Konferenca ndërqeveritare vjen pas vendimit të miratuar nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER), i cili konfirmon plotësimin e Kushteve të Ndërmjetme në Grupkapitullin “Themelorët”, si dhe përcakton Kushtet për Mbylljen e negociatave për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026