Kurti e pret Tërnavën në zyrë, nënshkruajnë marrëveshje për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti e pret Tërnavën në zyrë, nënshkruajnë marrëveshje për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit
kurtoo
02/05/2026 - 17:36
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Xhamia e Ibrit, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur më 2 maj 1999, do të rindërtohet.

Ai në një postim në Facebook bëri të ditur se, sot është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projektit të rekonstruktimit të kësaj xhamie, në prani të Myftiut Naim Tërnava, kryeimamit Vedat Sahiti dhe ministres Saranda Bogujevci.

“Me këtë memorandum, Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet ringritjen e këtij monumenti me rëndësi historike dhe kulturore”, ka deklaruar Kurti.

Ai bëri të ditur se është nënshkruar edhe një memorandum tjetër bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës, i cili synon forcimin e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore islame në vend.

Kryeministri theksoi se këto angazhime janë pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të Qeverisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, pas dëmeve të shkaktuara gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Sipas tij, investimet në këtë fushë do të vazhdojnë edhe në vitet në vijim.

Ndryshe, Xhamia e Ibrit, e ndërtuar në vitin 1777, ndërsa është djegur nga serbët më 2 maj 1999. Xhamia e Urës së Ibrit, për mitrovicasit simbolizon identitet e histori.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026