Shqetësuese, importi arrin mbi 3.3 miliardë euro vetëm në gjysmën e parë të këtij viti
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shqetësuese, importi arrin mbi 3.3 miliardë euro vetëm në gjysmën e parë të këtij viti
Importingaserbia
24/07/2025 - 14:44
Linku u kopjua

Kosova po vazhdon të thellojë varësinë e saj nga mallrat e importuara, duke e çuar deficitin tregtar në një nivel më të lartë. Në gjysmën e parë të vitit 2025 Kosova ka rritur vlerën e importit të mallrave afro gjysmë miliardi euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. Ky trend negativ tregtar shkon duke u thelluar edhe më tej krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Në anën tjetër trendi i eksporteve ka shënuar rënie, raporton KosovaPress.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, Kosova ka importuar mallra në vlerë prej 3 miliardë e 349 milionë euro ose 469 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar sa ishin 2 miliardë e 880 milionë euro në janar – qershor 2024. Po ashtu në periudhën janar-qershor 2023, Kosova ka importuar mallra 2 miliardë e 687 milionë euro ose 662 milionë euro më pak se në periudhën e njëjtë të vitit 2025.

Kosova për periudhën gjashtë mujore të vitit 2025 ka një deficit tregtar prej 2 miliardë e 915 milionë, derisa në periudhën përkatëse të vitit 2024 deficiti ka qenë 2 miliardë e 439 milionë euro. Deficiti tregtar në këtë periudhë të vitit 2023 ka qenë 2 miliardë e 262 milionë euro.

https://kosovapress.com/bilanci-tregtar-importi-shenon-rritje-16-per-qind-ne-qershor

Ndërsa, në këtë periudhë vendi ynë ka shënuar një rënie të vlerës së eksporteve.

Gjatë muajit janar-qershor të këtij viti Kosova ka eksportuar vetëm 434 milionë euro mallra ose 7 milionë euro më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar se ishin 441 milionë euro në janar – qershor 2024. Kurse, eksporti ka qenë 425 milionë euro gjatë periudhës janar-qershor 2023.

Në vitin 2024, Kosova shënoi një rekord historik për import të vlerës së mallrave.

Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka eksportuar mallra në vlerë vetëm 889 milionë euro, ndërsa, për herë të parë ka importuar 6.38 miliardë euro brenda një viti.

Në vitin 2023 vlera e eksporteve ka qenë 819 milionë euro, importi po ashtu 5 miliardë 878 milionë euro.

Në vitin 2022 eksportet kanë qenë 920 milionë euro, importet 5 miliardë e 639 milionë euro, më 2021 ishin 755 milionë eksporte, kurse importet 4 miliardë e 684 milionë euro.

Më 2020, vlera e eksporteve ishte 474 milionë euro, ndërsa 3 miliardë e 296 milionë importe.

https://kosovapress.com/importi-nga-serbia-rritet-mbi-100-per-qind-perkeqesohet-bilanci-tregtar-ne-kosove


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026