Shpronësimet e kundërligjshme, aksion i madh në tri komuna të vendit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Shpronësimet e kundërligjshme, aksion i madh në tri komuna të vendit
prokuroria066
06/05/2026 - 16:49
Linku u kopjua

Në kuadër të një procesi hetimor që Prokuroria Speciale e Kosovës është duke e zhvilluar lidhur me shpronësimet e kundërligjshme, të mërkurën është zhvilluar një operacion policor në Prishtinë, Lipjan dhe Vushtrri.

Sipas njoftimit, si rezultat i këtij operacioni të koordinuar mes Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, janë arrestuar shtatë persona.

“V.G dhe N.R për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, H.M., Sh.S dhe H.M., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. N.K për veprën penale “Marrja e ryshfetit, dhe A.P, për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale - Dhënia e ryshfetit dhe Marrja e ryshfetit””, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPress.

Më tej thuhet se gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, janë sekuestruar pajisje teknologjike, para të gatshme në vlerë prej 6,450 (gjashtë mijë e katërqind e pesëdhjetë) eurosh, dhe dokumentacion i ndryshëm.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026