Shpërthim në Prizren, ka të lënduar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
policiaa-29
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Një person është lënduar si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në një pikë shitjeje të mjeteve piroteknike në Prizren. Personi i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Prishtina” dhe Policia e Kosovës e ka pranuar informatën rreth orës 21:33.

“Gjendja e tij është me lëndime të rënda sipas informatës është dërguar për në QKUK- Prishtinë”, tha për KosovaPress zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se zjarri është përhapur edhe në lokalet dhe ndërtesat rreth pikës së shitjes.

“Si dhe dëme materiale të shumta ne objekte dhe automjete të parkuara në atë pjesë, janë informuar njësitet patrulluese te cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ndërmarrë veprimet ligjore ne lidhje me këtë rast.

“Po ashtu në vend ngjarje për kanë dalë edhe njësiti i zjarrfikësve të cilët kane arritur ta shuajnë zjarrin si dhe Inspektori i tregut i cili po ashtu është ne vend ngjarje, edhe teknika kriminalistike ka dal ne vend ngjarje me hetuesin kujdestar”, tha ai.

“Duhet cekur se për momentin situata është nën kontrollin policor dhe janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti”, shtoi ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025