Autori i ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, Shkëlzen Gashi, përmes organizatave ADMOVERE dhe INTEGRA, ka reaguar ndaj deklaratës së Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK).
Në reagim thuhet se është lexuar me vëmendje deklarata e FDHK-së, ndërsa sqarohet se në asnjë moment nuk është pretenduar se Fondi ka thënë që 48 personat e vrarë në Burgun e Dubravës kanë qenë të armatosur dhe duke luftuar në momentin e vrasjes.
Gashi, përmes këtij reagimi, thekson se ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kanë tentuar asnjëherë t’ia atribuojnë fajin FDHK-së apo udhëheqëses së saj, Natasha Kandiq, duke shtuar se puna e saj dhe e organizatës vlerësohet lart.
Tutje, në reagim thuhet se këto organizata vazhdimisht e kanë cituar Fondin për të Drejtën Humanitare, përfshirë listën e të vrarëve, pasi e konsiderojnë atë si ndër më të plotat dhe më kredibile.Në fund, bëhet thirrje që institucionet dhe shoqëria të mobilizohen për hartimin e një liste të tillë, duke e cilësuar këtë proces si të rëndësishëm dhe kompleks.
Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH)ka reaguar ndaj autorit Shkëlzen Gashi dhe organizatorëve të ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, duke i akuzuar për paraqitje të pasakta të të dhënave lidhur me krimet e luftës.