Miratohet “bonusi i verës” për pensionistët në Shqipëri, ja sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Miratohet “bonusi i verës” për pensionistët në Shqipëri, ja sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
Pnsionistet
Foto Ilustruese
30/06/2026 - 18:01
Linku u kopjua

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave në Shqipëri, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi i verës”.

Sipas saj, ky bonus do të jetë në vlerën 5 mijë lekë (53 euro)  dhe do të përfitohet nga rreth 777 mijë e 200 qytetarë në të gjithë vendin.

Ibrahimaj bëri të ditur se përfituesit përfshijnë 656 325 pensionistë, 65 636 përfitues të pensionit të invaliditetit, 48 400 përfitues të pensionit familjar, si dhe 6 840 qytetarë që trajtohen me skema të veçanta.

Sipas ministres, efekti financiar i kësaj mase është rreth 3.7 miliardë lekë (39.3 milionë euro).

Ajo theksoi se ky vendim vjen në vijim të politikës së qeverisë për të mbështetur pensionistët, duke u bazuar në performancën ekonomike dhe të ardhurat shtesë të gjeneruara gjatë 5-mujorit të parë të vitit.

Gjithashtu, ministrja shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në linjën interurbane Tiranë–Berat.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026