NATO-ja rrëzon një dron ukrainas në Estoni
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
NATO-ja rrëzon një dron ukrainas në Estoni
droni kamikaz
19/05/2026 - 17:05
Linku u kopjua

NATO ka bërë të ditur se një avion luftarak i saj rrëzoi, të martën, një dron ukrainas mbi jugun e Estonisë.

Ky ishte incidenti i fundit në një seri rastesh të ngjashme gjatë muajve të fundit, kur dronë ukrainas të destinuar për sulme ndaj Rusisë kanë hyrë ose janë rrëzuar në territor të një vendi anëtar të NATO-s.

Zyrtarët perëndimorë më herët kishin fajësuar për këtë ndërhyrjet elektronike ruse, që sipas tyre ka të ngjarë të kenë devijuar dronët.

Ukraina kërkoi falje për “incidentin e paqëllimshëm”, pa specifikuar saktësisht se çfarë kishte ndodhur, njofton AP, transmeton KosovaPress.

Duke pasur parasysh trajektoren e dronit, “vendosëm se duhej ta rrëzonim”, tha ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur, duke shtuar se ai “me shumë gjasë ishte nisur për të goditur caqe ruse”.

Droni u rrëzua nga një avion rumun F-16 i dislokuar në kuadër të NATO-s.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, deklaroi se vendi i tij nuk i ka dhënë Ukrainës leje për të përdorur hapësirën ajrore estoneze për sulme ndaj Rusisë.

Ndërkohë, Moska përsëriti kërcënimin e bërë edhe më parë se do të hakmerret nëse dronët ukrainas nisen nga vendet baltike ose nëse ato vende konsiderohen bashkëpunëtore në përdorimin e tyre kundër Rusisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026